Lewandowski, sulmuesi më e mirë në botë? 44 gola sezonal, shumë pranë rekordit personal

Lewandowski, sulmuesi më e mirë në botë?…

Me golin e shënuar kundër Bayern Leverkusen, Robert Lewandowski arrin në kuotën e 30 gola në Bundesligë, shifër të cilën e ka arritur edhe dy herë të tjera. Sulmuesi polak ka një mundësi të artë për të përmirësuar rekordin e tij pasi ka në dispozicion edhe katër ndeshje të tjera. Lewandowski është në garë jo vetëm me veten e tij por për herë të parë në karrierë është shumë pranë trofeut “Këpuca e Artë” në europë, titull që gjithnjë i ka shpëtuar në fund. Në klasifikimin që përcakton “bomberin” më të mirë të Europës, Lewandowski është në kuotën e 60 pikëve, pasi një gol llogaritet me dytë pikë. Vetëm Ciro Immobile mund t’ia kërcënoj këtë titull, me sulmuesin e Lazio që është në kuotën e 54 pikëve.

Me katër ndeshje që ka në dispozicion polaku do të tentoj të pamundurën të arrij rekordin e gjithë kohërave në Bundesligë, rekord që mbahet nga legjenda Gerd Muller, 40 gola në një sezon. Lewandowski ka qenë përcaktues në këtë sezon të Bayern jo vetëm në Bundesligë por edhe në Champions ku ka shënuar 11 gola në 6 ndeshje. Listës së gjatë të golave i shtohet dhe 3 në Kupën e Gjermanisë duke e dërguar në total në 44 gola në sezon, kurrë më parë Leva nuk kishte arritur në shifra të tilla, e të mendosh që Bayen Munich është ende në lojë për të tre trofetë.
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit