Paradë me fuoristrada e kuaj, Lezha feston çlirimin e vendit

Paradë me fuoristrada e kuaj, Lezha feston…

Në qytetin e Lezhës një grup të rinjsh kanë zgjedhur të bëjnë një paradë me kuaj dhe makina të veshur me flamurin kuqezi dhe atë të Kosovës.

Ata kanë përshkuar rrugët e qytetit, duke u ndalur në disa prej vendeve historike të Lezhës. Ata vizituan Kalanë dhe Vëndvarrimin e heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Festës së pavarësisë së Shqipërisë iu bashkuan edhe qytetarë të ardhur nga Kosova dhe qytete të tjera të Shqipërisë.

“Me rastin e festave kombëtare. Një mesazh për mos shpopullimin e vendit nga rinia se po na braktisin çdo ditë nga pak. Dhe një mesazh për pushtetin lokal dhe qeverinë me zhvillu aktivitete sa më shumë. Rininë me e motivu,” është shprehur për mediat një nga të pranishmit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit