Lezha si Ruanda/ Pjerin Ndreu: Kemi eksperiencë, pritëm 4 mijë afganë

Lezha si Ruanda/ Pjerin Ndreu: Kemi eksperiencë,…

Marrëveshja e kryeministrit Edi Rama me homologen italiane Georgia Meloni, është kthyer në temë dite në vendin tonë. Opozita ka kërkuar shpjegime për këtë marrëveshje dhe ka dalë kundër kësaj darkordsive mes dy qeverive.

Pikërisht këtë ka ironizuar edhe kryebashkiaku i Lezhës Pjerin ndreu. Përmes një postimi në Facebook, ai shkruan se afrikanët që do vijnë në Shqipëri kanë më shumë shanse të vinë në pushtet se Partia Demokratike. Gjithashtu ai nuk lë pa përmendur edhe ngjyrën e lëkurës për afriaknët.

Në postimin e tij ai thekson se Lezha ka eksperiencë në pritjen e emigrantëve, pasi në të shkuarën ka pritur rreth 4 mijë afganë.

Postimi:

Po lexoj qe raca e bardhe ariane e shtate PD-ve pa vule, po ama akoma me nam e me nishan, ka hallin e zezakeve nga Afrika qe do pushtojne kalane e Lezhes dhe pastaj do marrin pushtetin ne Shqiperi!

Dua t’iu them qe e para mos i qaje kush hallin Lezhes sepse priti 4000 afgane dhe nuk u prek nje fije bari, perkundrazi kush punoi per trajtimin e mire te tyre beri leke nga puna. E dyta mos u merrni me ngjyren e lekures se te tjereve po shikoni me mire ziftin e zullumeve qe ju kane bere te pavotushem.

 E fundit, ne nje pike keni te drejte: Edhe ata qe do vijne ne Lezhe nga Afrika permes Italise kane me shume shanse ta marrin pushtetin ne Shqiperi se sa ju! Ketu as une s’kam argument kunder, keshtu qe kujdes mos grisni edhe pantallonat kur kacavirreni neper penxheret e Kuvendit sic griset ne shtate copa flamurin e PD-se!

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit