
Ka mjaftuar një vesë shiu që Lezha të përmbytet. Rreshjet e shiut që nisën pasditen e së enjtes kanë bllokuar dhjetra rrugica në qytetin e Lezhës. Mungesa e kanalizimeve të rregullta ka bërë që në bulevardin “Gjergj Fishta” si edhe në bllokun e banimit “11 janari”, uji të vërshojë në të katër anët.
Pjeriun Ndreu mori më 14 maji mandatin e dytë si kryebashkiak i Lezhës dhe si duke ka premtuar që qytetin bregdetar ta kthejë si Venecia. Ndonëse portat e shkarkimit të ujrave janë të shumta, Lezha ende nuk ka zgjidhur problemin e kanalizimeve, ku pas çdo rreshje shiu pusetat kthen në shatërvane dhe përmbytin bizneset dhe banesat e qytetarëve.