Lezhë| Babai qëllon me armë zjarri djalin e tij

Lezhë| Babai qëllon me armë zjarri djalin…

Një ngjarje e rëndë që mund gtë përfundonte në tragjedi, ka ndodhur në Lezhë. Mësohet se një baba, ka qëlluar me armë zjarri drejt djalit të tij. Ky I fundit ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, teksa policia ka prangosur autorin, shtetasin me iniciale P:G:, banues në Ferr-Shkopet, Kurbin. Bëhet e ditur se babë e bir kanë debatuar rëndë, ndërsa pas konfliktit janë përplasur me armë.

Njoftimi i policisë: 

Parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale në familje. Kapet dhe vihet në pranga një shtetas që qëlloi me armë zjarri në drejtim të djalit të tij, pa i shkaktuar lëndime.

Sekuestrohet arma e zjarrit tip pistoletë me municion luftarak, të cilën e mbante pa leje në banesë.

Shërbimet e Policisë, pas marrjes së njoftimit së në fshatin Ferr-Shkopet, Kurbin, kishte një konflikt në familje dhe se babai kishte qëlluar me armë në drejtim të djalit, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë.

Falë veprimeve shpejta hetimore, pas disa orësh ndjekjeje u bë e mundur kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit P. G., banues në Ferr-Shkopet, Kurbin, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Ky shtetas, pas një konflikti të çastit, ka qëlluar me një armë zjarri në drejtim të djalit të tij, shtetasit L. G., banues në Ferr-Shkopet, Kurbin, pa i shkaktuar lëndime. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit