Lezhë, djali vret nënën me thikë

Lezhë, djali vret nënën me thikë

Arsen Dani 62 vjeç, banues në lagjen Besëlidhja ka vrarë me thikë nënën e tij Gylije Dani 88 vjeçe.

Ngjarja ka ndodhur ne bulevardin Gjergj Fishta në Lezhë, ku djali ka goditur me thikë nënën e tij.

Burime bëjnë me dije se djali vuante nga probleme të shëndetit mendor.

“Rreth orës 14:30, shtetasi Arsen Dani, 62 vjeç, banues në lagjen “Besëlidhja” (dyshohet shtetas me probleme të shëndetit mendor), ka vrarë me mjet prerës (thikë), nënën e tij, shtetasen Gylije Dani, 88 vjeçe.

Shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin A. D. dhe kanë sekuestruar mjetin prerës (thikë), me të cilin është kryer vrasja.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet në vendngjarje për të sqaruar dhe dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit”, njofton policia.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit