Lezhë/ Edukatorja e kopshtit dhe bashkëshorti i saj rezultojnë pozitivë me Covid-19

Lezhë/ Edukatorja e kopshtit dhe bashkëshorti i…

Edukatorja e një kopshti në Lezhë ka rezultuar pozitive ndaj Covid-19. Bëhet fjalë për kopshtin ‘Skendërbeg’.

Gjithashtu bashkëshorti i edukatores, i cili është tregtar në tregun ushqimor, ka rezultuar pozitiv.

Ende nuk dihet se si janë infektuar edukatorja dhe bashkëshorti i saj.

Autoritetet kanë marrë masat duke dezifenktuar ambientet e kopshtit, ndërsa stafi do t´i nënshtrohet testimeve./Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit