
Prej disa ditësh vendi ynë po përballet me rreshje të shumta shiu. Përmbytjet kanë vështirësuar jetën e banorëve në qarkun Lezhë dhe Shkodër, të cilët prej ditësh ndodhen nën pushtetin e uji.
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në fshatin Torovicë të Lezhës. Një familje ka hasur shumë vështirësi në kryerjen e një ceremonie mortore.
Ata janë detyruar të përcjellin në banesë të fundit të vdekurin me zetor.