Lezhë| Makinat përplasen "kokë më kokë", dy të plagosur

Lezhë| Makinat përplasen “kokë më kokë”, dy…

Një aksident automobilistik ka ndodhur këtë të premte në aksin Lezhë-Shëngjin. Për pasojë, nga aksidenti kanë mbetur të plagosur dy persona. Bëhet me dije se në km e 2 të aksit Lezhë-Shëngjin, dy makina janë përplasur kokë më kokë me njëra-tjetrën.

Të lënduarit ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha në spital jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit