Lezhë/ Rama dhe Ahmetaj kërcënojnë inxhinierët: Ju fus në listën e zezë, të punoni me 3 turne

Lezhë/ Rama dhe Ahmetaj kërcënojnë inxhinierët: Ju…

Siç e ka për zakon të kërcënojë, kryeministri Rama nuk ka harruar ta bëjë këtë gjë edhe mëngjesin e sotëm teksa inspektonte punimet në shkollën “Llesh Nik Daka” në Lezhë, pasi u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit.

Në pamje, Rama shihet pranë Pjerin Ndreut pa maskë, i shoqëruar edhe nga ‘tigri’ i Rindërtimit.

Në sy të kamerave, tashmë iu është kthyer në ves të bëjnë të fortin e të japin urdhra, a thua se shqetësohen, por s’është gjë tjetër veçse pjesë e propagandës para syve të publikut.

Rama bëri të fortin me inxhinierët e ndërtimit duke iu kërkuar ta mbarojnë sa më shpejt shkollën e duke i kërcënuar se do i fusë në listin e zezë nëse nuk veprojnë shpejt.

Të gjatit (Ramës) në kërcënim iu bashkua edhe Arben Ahmetaj i cili urdhëroi inxhinierët të punojnë me tre turne.

Ndërsa Pjerin ndreu, i njohur edhe ai si një prej tutkunëve të Rilindjes nuk foli.

Pjesë nga dialogu

Inxhinieri: Në fund të dhjetorit do përfundojë shkolla…

Rama: Në fund të dhjetorit futeni në listën e zezë. Dua që në 26 nëntor të hapet dera e shkollës…

Ahmetaj: Të punoni me 3 turne

Rama: Me 3-4 turne, s’ka ç’më duhet. Në 26 nëntor dua shkollën. Po s’u bë kjo, ju futeni në listën e zezë./GazetaAtdheu.com/

 

 
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit