Një shpërthim i fuqishëm është raportuar rreth mesnatës në qytetin e Lezhës, duke shqetësuar banorët e zonës.
Sipas raportimeve që kanë mbërritur pranë redaksisë sonë, shpërthimi ka qenë mjaft i fortë, por deri më tani nuk ka informacion se çfarë mund ta ketë shkaktuar.
Gjithashtu, mbetet e paqartë nëse ka persona të lënduar apo dëme materiale. Deri në këto momente nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia për ngjarjen.
Priten të tjera detaje për të mësuar se çfarë ka ndodhur në mesnatë në Lezhë.