LGBT dhe Aleanca për familjen, Zhaklina i kthehet ashpër pastorit dhe imamit: Më ngre qimet përpjetë, janë absurd

LGBT dhe Aleanca për familjen, Zhaklina i…

Gazetarja Zhaklin Lekatari e cila drejton blogun Tabu, ishte  ftuar në Expuls ku folën mbi temën “Pse vriten gratë”.

Gjatë diskutimit Lekatari, shpërtheu kundër aleancës së pastorit Akil Pano dhe imamit Ahmed Kalaja kundër LGBTQ+, të cilën e quajti “koalicioni kundër dashurisë”.

Lekatari: Mua më ngrihen qimet përpjetë kur shoh që një imam dhe një pastor, që vetëm imam dhe pastor nuk janë, janë bashkë “pro familja” kundër komunitetit LGBT. Pastori Akil Pano dhe imami Ahmed Kalaja janë bërë bashkë tashmë dhe kanë një koalicion “pro familja” për të mbrojtur familjen shqiptare…

Ndërhyn Myzyraj: Një tufë të çmendurish.

Lekatari: Siç e shikojmë kjo është totalisht e dështuar dhe prandaj jemi mbledhur këtu sot për të folur për dështimin e kësaj familjeje e cila nuk edukon mirë fëmijët e saj, e cila nuk edukon brezat e rinj që të jenë të shëndetshëm. Mua më duket absurde që të gjykohet dashuria, sepse ne këtë po bëjmë, po gjykojmë dashurinë. U dashka të duhemi në një mënyrë, sepse mënyrat e tjera të dashurinë na qenkan të gabuara, sepse disa që kanë marrë kompetenca, mendojnë se u dashka të duash në një mënyrë të caktuar. Për mua kjo është absurde.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit