LGBT, Putin: Perëndimi monstruoz u mëson fëmijëve se si të ndryshojnë gjininë

LGBT, Putin: Perëndimi monstruoz u mëson fëmijëve…

Presidenti rus Vladimir Putin nuk lë rast pa sulmuar Perëndimin.

Ai ka thënë se është ‘monstruoze’ që fëmijëve perëndimorë u mësohet se mund të ndryshojnë gjininë e tyre.

Presidenti rus, duke folur në Soçi, tha se kjo është njësoj si “krim kundër njerëzimit” që djemtë dhe vajzat e reja të mësojnë se si të bëhen transgjinorë.

Udhëheqësi i Kremlinit tha: ‘Është e tmerrshme kur fëmijëve në Perëndim u mësohet ideja se një djalë mund të bëhet vajzë’.

Putini është përballur rregullisht me kritika për shtypjen e tij ndaj komunitetit LGBT në Rusi, ku martesat e të njëjtit seks dhe ‘propaganda homoseksuale’ janë të ndaluara.

Presidenti gjithashtu pohoi se ekziston rreziku i shkatërrimit të jetëve të një brezi fëmijësh.

Ai tha: Është një moment thjesht monstruoz kur fëmijët shtyhen të besojnë që herët se një djalë mund të bëhet lehtësisht vajzë, dhe anasjelltas.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit