Nga 1 janari I vitit 2024, qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin pa viza në zonën Schengen. Ky lajm i mirë për ta, shoqërohet edhe me disa rregulla që duhet të respektohen. Në pikën e parë kufitare, shqiptarët e Kosovës duhet të prezantojnë edhe disa dëshmi, përmendim këtu aspektin financiar.
Aspekti financiar varet nga dy faktorë:
1) Nga numri i ditëve që do të qëndrojnë dhe shteti të cilin e vizitoni dhe
2) Nga ajo nëse do të qëndrojnë në akomodim me pagesë si hotel/apartament apo tek të afërmit.
Nëse shqiptarët e Kosovës do të qëndrojnë tek të afërmit duke deklaruar adresën dhe kontaktin e tyre, në varësi të shtetit ku do të shkojnë, shuma që do të paguajnë për mjetet është 30 deri në 50 euro në ditë për person.
Nëse qytetarët e Kosovës deklarojnë se do të qëndrojnë në një hotel apo apartament, në varësi të shtetit, shuma e mjeteve që duhet të paguajnë është rreth 50 dhe 100 euro në ditë për person.
