Liberalizimi i vizave të Kosovës, propozimi i Çekisë kundërshtohet nga Spanja

Liberalizimi i vizave të Kosovës, propozimi i…

Bëhet e ditur se dy shtete e ndërprenë procedurën dhe penguan që propozimi i Çekisë të marrë dritën e gjelbër, përsa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën.

Spanja ishte ajo që paraqiti vërejtje, ndërsa disa shtete të tjera kërkuan më shumë sqarime.

Propozimi i Çekisë, ishte që hyrja në fuqi e liberalizimit të vizave për Kosovën të lidhej me funksionalizimin e sistemit të udhëtimit ETIAS. Si të caktohej edhe data e fuqizimit të vendimit: “jo më vonë se 1 dhjetori i vitit 2023”.

Tani pritet që Presidenca çeke, në takime dypalëshe me vendet që paraqitën vërejtje, t’i sqarojë disa çështje teknike.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit