Librazhd| 36-vjeçari qëllon me thikë 2 persona

Librazhd| 36-vjeçari qëllon me thikë 2 persona

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Librazhd. Mësohet se një shtetas 36 vjeçar i identifikuar me inicialet N. S., ka goditur me thikë dy shtetas, përkatësisht shtetasit M. P., 30 vjeç dhe R. B., 32 vjeç. Sherri ka nisur për motive të dobëta, ndërsa ka agravuar në përdorimin e thikave.

Policia:

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Librazhd u arrestua në flagrancë shtetasi N. S., 36 vjeç, banues në Librazhd, pasi për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasit M. P., 30 vjeç dhe R. B., 32 vjeç, banues në Librazhd, të cilët pas mjekimit në spitalin e Librazhdit, janë larguar për në banesë. Materialet do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit