Librazhd/ Kishte mbjellë kanabis mes pyjeve, prangoset 56-vjeçari nga Babrruja

Librazhd/ Kishte mbjellë kanabis mes pyjeve, prangoset…

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, teksa prangoset 56-vjeçari nga Babrruja i cili kishte mbjellë kanabis mes pyjeve në Librazhd.

Njoftimi:

Në vijim të kontrolleve të pandërprera të territorit për parandalimin,  evidentimin dhe ndëshkimin e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore kanë konstatuar bimë narkotike kanabis të kultivuara në një zonë të pyllëzuar në fshatin Kostenjë, Librazhd.

Në vijim të veprimeve,  specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd shpallën në kërkim policor shtetasin B.M., 56 vjeç, banues në Paskuqan Babrru, Tiranë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit