Librazhd-Përrenjas/ ‘Benzi’ përplaset me furgonin e mallrave, disa të plagosur

Librazhd-Përrenjas/ ‘Benzi’ përplaset me furgonin e mallrave,…

Të paktën tre persona raportohet se kanë mbetur të plagosur pak minuta më parë në Librazhd, si pasojë e një aksidenti rrugor.

Paraprakisht bëhet me dije se aksidenti ka ndodhur në aksin Librazhd-Përrenjas, pranë fshatit Hotolisht. Një mjet tip Mercedes Benz është përplasur me një furgon mallrash dhe si pasojë 3 persona janë plagosur.

Policia dhe autoambulanca ka mbërritur në vendngjarje dhe tre të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital, nga ku fatmirësisht bëhet me dije se janë jashtë rrezikut për jetën./newsbomb

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit