Në një periudhë ku qeveria ka marrë vendimin për të mbyllur TikTok, duket se ajo që po ndodh është një ngjarje e vërtetë “sociale”, por jo si ato që shohim çdo ditë në aplikacionet sociale.
Që nga fillimi i këtij vendimi, më shumë se adoleshentët që jetojnë në TikTok, është pikërisht kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili ka mbajtur qëndrim të palëkundur për këtë çështje.
Dhe po, mos të harrojmë se Berisha, edhe pse 81 vjeç, duket se ka “shkëlqimin e rinisë” kur bëhet fjalë për të përdorur TikTok dhe VPN, edhe pse, nuk dimë nëse është fare i vetëdijshëm për rrezikun që përdorimi i kësaj të fundit mund të sjellë. Kjo padyshim që na kujton një adoleshencë të dytë për “Doktorin”, i cili ka organizoi një protestë edhe pse deri diku të dëshuar ku dha këshilla se si të mbrohemi nga mbyllja e TikTok-ut, sikur ky vendim të ishte një “këshillë praktike për të mbijetuar në një botë të padrejtë”.
Nga ana tjetër, Kryeministri, i cili padyshim që ka ndjerë një thirrje për të shkatërruar TikTok si “përhapës i rrezikshëm i dezinformimit”, vazhdon të mbrojë të tijën dhe e sheh mbylljen e platformës si një “akt heroik” për të shpëtuar të rinjtë nga rreziku i shprehjes së mendimeve të papërshtatshme. Ai ndoshta harron se ky veprim mund të ndihmojë vetëm për të mbyllur gojën e atyre që po e kritikojnë dhe për të mbajtur në kontroll çdo zë që do të mund t’i jepte një tjetër këndvështrim situatës. Dhe, po, këtë mund ta quajmë “mbrojtje të lirisë”, siç bëjnë herë pas here politikanët e mençur që janë të prirur të ndërhyjnë në lirinë e individëve.
Në këtë betejë epokale mes Sali Berishës dhe Kryeministrit, duket se TikTok është vetëm një shtysë për të treguar që, për të dy, është më shumë se një platformë sociale është një shprehje e lirisë personale, që secili e do të jetë vetëm nëse është në anën e tij.