Liderët evropianë zotohen të mbledhin miliarda euro për gjetjen e vaksinës për Covid-19

Liderët evropianë zotohen të mbledhin miliarda euro…

Drejtuesit evropianë janë zotuar të mbledhin miliarda euro për të ndihmuar në gjetjen e një vaksine dhe mjekimin për Covid-19, si pjesë e një ‘aleance ndërkombëtare’ që lufton sëmundjen.

Një konferencë për mbledhjen e fondeve do të mbahet të hënën në internet. Synohet të mblidhen 7.5 biliardë euro (6.6 miliardë £) në fonde për të mbështetur reagimin global ndaj pandemisë.

Drejtuesit e Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Norvegjisë dhe zyrtarë të lartë të BE thanë se koronavirusi ‘ka shkaktuar shkatërrim dhe dhimbje në të gjitha cepat e botës’.

Ata thanë që përgjigja ndaj ‘sfidës globale’ bëri që të bashkohen mendjet më të mira dhe më të përgatitura në botë për të gjetur vaksinën, mjekimet dhe terapitë që duhen për ta bërë botën përsëri të shëndetshme’.

Kjo do të shoqëronte ‘forcimin e sistemeve shëndetësore që do t’i bëjnë ata të disponueshëm për të gjithë, me një vëmendje të veçantë për Afrikën’.

Politikanët deklaruan përkrahjen e tyre për Organizatën Botërore të Shëndetit (OBSH).

Paratë që do të mblidhen përmes konferencës në internet të hënën do të përbëjnë një ‘mungesë’ të financimit global të vlerësuar nga Bordi Global i Monitorimit të Gatishmërisë (GPMB) – një organ i pavarur monitorimi dhe llogaridhënieje që siguron gatishmërinë për krizat globale shëndetësore – dhe të tjerët.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit