Lideri i Koresë së Veriut shpërthen në lot para qindra grave, u bën thirrje të lindin më shumë fëmijë

Lideri i Koresë së Veriut shpërthen në…

Lideri i Koresë së Veriut priti në një takim qindra gra të vendit. Në “Takimin Kombëtar të Nënave”, diktatori komunist shpërtheu në lot, teksa iu bënte thirrje grave të sillnin në jetë sa më shumë fëmijë, duke u shprehur se është detyra e tyre të ndalojnë rënien e lindjeve.

E teksa Kim nisi të qajë, mori një shami për të fshirë lotët dhe gratë që merrnin pjesë në këtë event me veshje tradicionale, duke parë liderin e vendit në lot, nisën të qajnë bashkë me të, duartrokitën dhe brohoritën.

Bazuar në studimet demografike, nëse gratë nuk lindin më fëmijë, deri në vitin 2070, popullsia e Koresë së Veriut do të jetë ulur me 2 milionë njerëz, ndërsa rënia e lindjeve në vend ka qenë e qëndrueshme gjatë dekadës së fundit.

“Parandalimi i rënies së nivelit të lindjeve dhe kujdesi i mirë për fëmijët janë detyrat tona në shtëpi që duhet t’i trajtojmë ndërsa punojmë me nënat. Këto detyra përfshijnë rritjen e fëmijëve në mënyrë që ato të çojnë me vendosmëri revolucionin tonë, eliminimin e praktikave josocialiste që janë rritur së fundmi, promovimin e harmonisë familjare dhe unitetit shoqëror, vendosjen e një mënyre të shëndoshë të jetës kulturore dhe morale, forcimin e virtyteve komuniste dhe tiparet e ndihmës dhe udhëheqjes së njëri-tjetrit përpara mbizotërojnë mbi shoqërinë tonë, duke ndaluar rënien e lindshmërisë dhe duke u kujdesur mirë për fëmijët dhe duke i edukuar ata në mënyrë efektive.”-tha Kim në takimin me gratë.

Kujtojmë se rënia e lindshmërisë vërehet edhe  në Rusi, aty ku Vladimir Putin kërkoi që gratë ruse të kenë tetë fëmijë secila për të trajtuar krizën demografike të vendit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit