“Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka vdekur”

“Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong…

Një i larguar nga Koreja e Veriut është shprehur për mediat se është “99 për qind i sigurt” se Kim Jong Un ka humbur jetën. Ji Seong-ho thotë se, Pyongyang mund ta japë lajmin e ndarjes së liderit nga jeta këtë fundjavë.

Seong-ho u shpreh për agjencinë koreano-jugore të lajmeve Yonhap se e kanë informuar që Kim ka vdekur fundjavën e shkuar pas një operacioni kardiovaskular.

Ai thotë gjithashtu se motra e diktatorit, Kim Yo-jong është në radhë për të marrë postin e të vëllait, por shtoi se shteti në fjalë po përballet me një çështje të nderlikuar për momentin.

Kim nuk është parë në publik që nga 11 prilli dhe mungesa e tij është bërë shkak për një numër të madh spekullimesh rreth shëndetit të tij. Gjithsesi, Seuli and Uashingtoni i kanë hedhur poshtë pretendimet se diktatori mund të jetë i sëmurë rëndë apo edhe i vdekur.

Ndërsa, media e kontrolluar nga shteti në Korenë e Veriut nuk ka dhënë ndonjë provë konkrete deri më tani se lideri i vendit është gjallë, veç letrave të dërguara në emrin e tij.

Ji, i cili u zgjodh në parlamentin e Koresë së Jugut më herët gjatë këtij viti, është i fundit mes personave që sugjerojnë se Kim mund të ketë humbur jetën pas një operacioni në zemër.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit