Kim Jong-un: Kush vishet dhe qethet si Koreano Jugor, pushkatohet ose dënohet me 15 vite burg

Kim Jong-un: Kush vishet dhe qethet si…

Media shtetërore e Koresë së Veriut i ka nxitur të rinjtë e saj të mos përdorin zhargon nga Koreja e Jugut dhe u ka thënë atyre të flasin gjuhën standarde të Koresë së Veriut. Kjo, sipas udhëzimeve të liderit komunist të vendit, Kim Jong-un.

Kishte gjithashtu paralajmërime të reja në gazetën zyrtare të Koresë së Veriut kundër modës, modeleve të flokëve dhe muzikës së Koresë së Jugut. Kushdo që qethet, vishet apo shikon filma me përmbatje perëndimore, të kontrabanduara nga Korea e Jogut, do të dënohet me 15 vite burg ose do pushkatohet.

Këto masa, janë pjesë e një ligji të ri gjithëpërfshirës i cili kërkon të shfarosë çdo lloj ndikimi të huaj, me dënime të ashpra. Ndikimi i huaj shihet si një kërcënim për regjimin komunist të Koresë së Veriut.

Kushdo që kapet me sasi të mëdha mediash nga Koreja e Jugut, Shtetet e Bashkuara ose Japonia tani përballet me dënimin me vdekje. Ata që kapen duke parë ato, përballen me dënim me burg për 15 vjet.

Por pavarësisht rreziqeve, ndikimi i huaj vazhdon të depërtojë në Veri, dhe rrjetet e kontrabandës shumë të sofistikuara për të sjellë media të ndaluara thuhet se vazhdojnë të veprojnë. Disa të larguar nga Koreja e Veriut kanë thënë se shikimi i dramave të Koresë së Jugut luajti një rol në vendimin e tyre për të shpëtuar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit