Lidhi vdekjen e minatorëve me “fatin”, Erdogan në qendër të kritikave

Lidhi vdekjen e minatorëve me “fatin”, Erdogan…

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, është kritikuar për lidhjen që ka bërë mes vdekjes së 41 minatorëve dhe “fatit”.

Komentet e tij kanë nxitur protesta në Stamboll, pasi disa e kanë përshkruar aksidentin në veri të Turqisë si “masakër”.

Familjarët e personave të vdekur kanë pretenduar se viktimat kanë përmendur aromë të gazit për më shumë se një javë.

Pas komenteve të Erdoganit, lideri i opozitës, Kemal Kilicdaroglu, ka pyetur se “në cilin shekull jemi duke jetuar?”

“Pse aksidentet në miniera ndodhin vetëm në Turqi?” ka pyetur ai.

Emin Koramaz, i cili udhëheq Sindikatën e Inxhinierëve dhe Arkitektëve turq, e ka hedhur poshtë idenë që shpërthimi kanë qenë aksident, duke sugjeruar se minatorët janë dërguar “qindra metra nën tokë, pa pasur pajisje mbrojtëse, pa inspektime dhe pa u krijuar kushte të sigurta”.

Autoritetet ende nuk e kanë bërë të ditur shkakun e saktë të shpërthimit.

Ato kanë bërë të ditur se kanë nisur një hetim për rastin.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit