Lidhja kalon në një stad tjetër, Donald Veshaj prezanton Bora Zemanin me familjarët e tij

Lidhja kalon në një stad tjetër, Donald…

Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë dyshja më e diskutuar në showbizin shqiptar, për shkak të një histori dashurie për të cilën përfliten prej kohësh. Pavarësisht se shumë detaje tregojnë se ata janë në një marrëdhënie, asnjëri prej tyre nuk ka preferuar të flasë në lidhje me këtë çështje.

Megjithatë postimet në rrjete sociale tregojnë se marrëdhënia mes tyre ka kaluar në një stad tjetër, sepse Donaldi ka nisur të prezantojë Borën me të afërm të tij. Fundjavën të dy e kanë kaluar në shoqërinë e njëri-tjetrit në Llogora, gjë e cila kuptohej lehtësisht nga postimet e njëjta.

Në këtë udhëtim nuk ka munguar edhe një i afërm i Donaldit, Mario Veshaj, të cilin ai e ka etiketuar në postim. Siç duket dyshja e kanë kaluar lidhjen në një stad tjetër, duke qenë se ata po njihen edhe me familjarë të njëri-tjetrit.

Bora dhe Donaldin kanë më shumë se një vit që përfliten për marrëdhënien e tyre de madje pak kohë më parë mediat rozë zbuluan se ata të dy kishin nisur bashkëjetesën me njëri-tjetrin. /Shekulli

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit