Lidhja me masakrën në Fushë-Krujë/ U kap në makinë me Endrit Doklen, kush është Fatjon Murati?

Lidhja me masakrën në Fushë-Krujë/ U kap…

Endrit Dokle, ish-anëtar i bandës së Durrës është shoqëruar mbrëmjen e djeshme në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Mësohet se arrestimi i tij ka ndodhur pasi po lëvizte me një mjet të blinduar, së bashku me Fatjon Muratin i cili ishte shpallur në kërkim.

Dyshohet se Murati është i përfshirë në masakrën e ndodhur në Fushë-Krujë ku mbetën të vrarë 3 persona.

Mbetën të vrarë Brilant Martinaj, Diklen Vata e Besmir Hoxha, të cilët u qëlluan me rreth 60 plumba kallashnikov

Viktimat ishin persona me precedent kriminal, pjesëtarë te grupit të Ervis Martinajt.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit