Liga e Kampionëve/ Çmenden tifozët gjermanë, i vënë flakën Napolit

Liga e Kampionëve/ Çmenden tifozët gjermanë, i…

Napoli ishte nën rrethim, ndërsa policia luftoi me tifozët gjermanë, përpara ndeshjes së Napolit me Eintracht Frankfurt, në Ligën e Kampionëve. Makinat u dogjën dhe oficerët e policisë u sulmuan, ndërsa kishte edhe raporte se tifozët e Frankfurtit po shkatërronin qytetin.

Gazetari italian Tancredi Palmeri raportoi se banditëve gjermanë u ishin bashkuar ultrasit e Atalantës dhe nisën të sulmonin policinë. Si përgjigje, 800 policë u vendosën në rrugë, kundër 300 huliganëve që shkaktuan kaos, ndezën flakë dhe dhunuan disa oficerë. 

Përplasjet erdhën përpara ndeshjes së dytë të 16-tës së fundit midis skuadrave evropiane. Napoli u fitoi 2-0 në shtëpi gjermanëve në ndeshjen e parë dhe në ndeshjen e dytë po Napoli fitoi 3-0 duke kaluar kështu në çerekfinale. 

Sipas Football Italia, 400 tifozë të Frankfurtit mbërritën në Napoli, me disa ultras të Atalantës që mendohet se i kanë shoqëruar ata pasi ndihmuan për të anashkaluar kufizimet. Grupet thuhet se kanë ardhur me tren nga Bergamo, Salerno dhe Bari. Ata u përplasën me banditët e Napolit, teksa një video tregonte flakët që gjuanin në një furgon policie. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit