Ligji i Lleshaj për pakicat kombëtare, historianët kundër: Antikombëtar!

Ligji i Lleshaj për pakicat kombëtare, historianët…

Për hisorianët, propozimi ligjor i ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj për pakicat kombëtare, është antikombëtar.

Një grup prej 300 personash që pretendon se i përket një pakice kombëtare mund të njihet nga autoritetet shqiptare, duke iu drejtuar një komisioni të ngritur në Ministrinë e Brendshme. Kjo e fundit me anë të një projekt vendimi i kërkon qeverisë të ngrihet një komision Ad-Hoc prej 13 anëtarësh për të shqyrtuar kërkesat e reja për tu njohur si pakica kombëtare. Ky komision ngrihet me urdhër të kryeministrit dhe shqyrtohet nga zv-ministri i brendshëm dhe 3 akademikë që e vlerësojnë kërkesën për njohje si pakicë kombëtare.

Kundërshti për këtë akt janë ngritur nga Instituti i Historisë pranë akademisë së studimeve albanologjike. Sipas specialistëve të fushës ngritja e këtij komisoni është e panevojshme dhe e dëmshme për interesat kombëtare për të diskutuar rreth ekzistencës së pakicave të reja kombëtare ne vend.

Po ashtu edhe Avokati i Popullit ka kontestuar numrin prej 300 personave te cilët duhet të paraqisin kërkesën për të marr statusin e pakicës kombëtare.

Sipas propozimeve të reja të ministrisë, në çdo njësi administrative në të cilën 20 % e popullsisë është pjesë e minoriteteve të njohura zyrtarisht, do të kenë të drejtën e përdorimit të gjuhës së tyre në komunikimet me pushtetin vendor. Krahas përdorimit të gjuhës së minoritetit, u lind e drejta dhe për vendosjen e tabelave, sinjalistikës, toponimeve lagjeve dhe shesheve në gjuhën e tyre.

Drafti aktualisht është në shqyrtim dhe pritet që pas kalimit edhe në komisionet parlamentare të marrë votat e parlamentit për t’u kthyer në ligj brenda vitit.

Një vit më parë, vendosja e tabelave të sinjalistikës rrugore në bashkinë e Finiqit u konsiderua e paligjshme pasi ishin edhe në gjuhën greke, por me miratimin e këtij drafti ato do të jenë të ligjshme.

Sot në Shqipëri, ligji i 2017 për mbrojtjen e pakicave kombëtare ka njohur 9 pakica kombëtare dhe ato janë pakicat greke, maqedonase, boshnjake, aromune, rome, egjiptjane, malazeze serbe dhe bullgare.

/Gazeta Atdheu/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit