
Një projektligj i ri që synon t’i japë fund mungesës së fuqisë punëtore në ekonominë më të madhe të Europës, parashikon ndër të tjera dyfishimin e emigrantëve që vijnë nga Ballkanin Perëndimor. Reforma lehtëson pengesat kryesore për emigrantët nga jashtë vendeve të BE-së. Lidhur me këtë projektligj
Ministri i Punës, Hubertus Heil, tha në një konferencë për shtyp në Berlin se numri i emigrantëve që shkojnë nga Ballkani në Gjermani do të dyfishohet nga 25.000 që është aktualisht në 50 mijë vetë në vit.
“Sigurimi i punëtorëve të kualifikuar është një nga detyrat më të mëdha ekonomike të Gjermanisë për dekadat e ardhshme”, tha ministri i Punës, Hubertus Hei.
Në këtë projektligj, parashikohen tri rrugë përmes të cilave shtetasit e huaj mund të punojnë në Gjermani.
E para kërkon një diplomë profesionale ose universitare të pranuar në Gjermani, si dhe një kontratë pune.
E dyta, të paktën dy vjet përvojë pune në një sektor përkatës dhe një diplomë ose formim profesional.
E treta, që është edhe risia kryesore, ka të bëjë me atë që është cilësuar si “karta e mundësisë” . Ajo u jep shansin e individëve që nuk kanë përvojë pune, por kanë potencial për të gjetur punë.
Ndërkohë, bëhet me dije se numri i vendeve të lira të punës në vitin 2022 arriti në një nivel rekord prej afër 2 milionësh.