Ligji i ri për Pastrimin e parave, përveç zyrtarëve dhe familjarët e tyre do të deklarojnë pasurinë

Ligji i ri për Pastrimin e parave,…

Kuvendi miratoi sot një ndryshim në ligj sa i tako Pastrimit të Parave, ku përveç zyrtarëve dhe familjarët e tyre do të deklarojnë pasurinë.

Në ligjin aktual kontrolli i pasurisë përfshin individët e ekspozuar politikisht deri në 3 vjet pas largimit nga funksioni si ato individë të cilët janë të detyruar të bëjnë deklarimin e pasurive të tyre apo ato individë të cilët kanë apo kanë pasur funksione të rëndësishme brenda vendit si kryetar shteti, kryeministër, ministër, zv.ministër apo pozicione të ngjashme me to, anëtarë kuvendi ose organe drejtuese të partive politike.

Me ndryshimet që i bëhen ligjit është zgjeruar kategoria e personave që kanë detyrimin për të deklaruar të ardhurat dhe pasuritë e tyre, duke zgjeruar detyrimin edhe për familjarët e zyrtarëve. Bëhet fjalë për bashkëshorten ose bashkëjetuesen, persona të lidhur në marrëdhënie të ngushta personale pune ose biznesi të zyrtarit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit