Me shumicë votash, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ligjin e ri mbi barazinë gjinore, që përfshin nene të reja të cilat, nëse zbatohen, pritet të shënojnë një rritje të dukshme të numrit të personave që përfshihen në komunitetin LGBT+.
Një nga pikat më të përfolura është Neni 33 e vijues, në kreun VI të ligjit i cili parashikon futjen e edukimit gjinor në shkolla.
Ky kre i këtij projektligji të miratuar tashmë, do të sjellë pasoja ta pakëndshme të shoqërisë sonë dhe kthesa më serioze pritet të jetë në ushtrimin e autoritetit prindëror mbi fëmijën.
Kështu prindërve do t’u hiqet e drejta ekskluzive për të udhëzuar fëmijët në përputhje me gjininë biologjike (“je djali/vajza” siç ka lindur) dhe për të ushtruar rolin e vetëm në përcaktimin e identitetit gjinor të fëmijës. Në këtë mënyrë ky ligj i heq të drejtën e domain-it prindërit që ta ushqejë identitetin e fëmijës së tij dhe ta udhëzojë që fëmija të qëndrojë biologjisë së tij natyrore brenda kornizës së dy gjinive.
Pasojë tjetër ligjore do të bjerë mbi personat që ushtrojnë detyrat e psikologëve. Tek personat me probleme hormonale të cilët janë të konfuzuar rreth identitetit të tyre, psikologët nuk do të mund të japin këshilla për ta orientuar rreth natyrës së tij fizike. Një psikolog nuk do të mund ta kalojë më një person me anë të terapisë në identitetin e tij fizik, sepse do ti rrezikohet liçensa, në fjalë të tjera psikologu do të ndihet i detyruar për ti thënë që : “po je ashtu siç ndihesh”. Psikologët para këtyre rasteve nuk do të jenë më të detyruar të mbajnë qasjen tradicionale për të përcaktuar identitetin fizik të të riut sepse kështu e kërkon ligji dhe në të kundërt do të përballen me humbjen e vendit të punës.
Mbështetësit e ligjit argumentojnë se këto masa do të çojnë në një përfshirje më të madhe sociale dhe shëndetësore të njerëzve që ndjehen jashtë binarit djalë-vajzë. Kritikët, nga ana tjetër, paralajmërojnë se ndryshimet mund të sjellin tensione në familje, shkolla dhe sistemin psikologjik, duke sfiduar traditën biologjike dhe rolet e prindërve.
Zbatimi i ligjit pritet të nisë me përditësimin e kurrikulave shkollore, formimin e mësuesve dhe krijimin e protokolleve të reja për trajtimin e identitetit gjinor në sistemin arsimor dhe shëndetësor.