Ligji për përgjysmimin e gjobave, qytetarët ironizojnë: “ Do të hidhen ditën e 16, nuk punonte sistemi”

Ligji për përgjysmimin e gjobave, qytetarët ironizojnë:…

Qytetarët janë shprehur mosbesues ndaj ligjit  për përgjysmimin  e masës së gjobës së makinave.

Ligji i ri parashikon se nëse fatura paguhet brenda afatit kohor prej 15 ditësh vlera e gjobës do të paguhet me 50% ulje.

Zbatimi i tij ka nisur që prej kësaj të mërkure në zyrat e shërbimit postar.

Në postimet në rrjetet sociale ata kanë ironizuar duke thënë se gjobat do të hidhen  në sistem ditën e 16 me pretekstin se ka pasur probleme sistemi. 

Pra sipas tyre ky ligj nuk do të funksionojë asnjëherë, pasi kur qyetarët duan ti paguajnë brenda afatit 15 ditor ata do të kthehen duke marrë si përgjigje se nuk punon sistemi. Një përgjigje që jemi mësuar ta dëgjojmë rëndomtë nëpër zyra. Dhe pasi të kalojë afati ditën e 16të gjobat do te shfaqen në sistem për ti paguar me çmimin që është në gjobë, ndoshta edhe më shumë me pretekst kamatën e vonesës. 

“Dhe “ata” gjobat do i hedhin ne sistem diten e 16. Arsyeja se ka pasur probleme sistemi”, ka shkruar një qytetar.

Më herët, drejtuesit e mjeteve paguanin një masë administrative brenda 5 ditësh, perfitonin 20% ulje.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit