Ligji për qeset plastike dështoi, tregjet në Shqipëri të mbushura plot me qese njëpërdorimshe

Ligji për qeset plastike dështoi, tregjet në…

Një ligj që nisi me shumë bujë e shumë propagandë por që nuk po zbatohet. Nga 1 qeshori i vitit 2022, qeveria njoftoi se në trege nuk do të ketë më qese plastike një përdorimshe. Qëllimi ishte shumë për të shmangur ndotjen e mjedisit, por që kjo nismë dështoi me sukses njësoj si shumë ligje të tjera. Në tregjet e kryeqytetit dhe jo vetem qeset plastike të holla që përdoren vetëm një herë janë vendosur sërish në tezga.

Ligji për monitorimin e trye ka mbetur në sirtar dhe e gjithë fushata duket se ishte nëj flusk në ujë. Nuk duhen kamera, investigime, hetimie apo gjurmime nga pas për të vërtetuar që qeset e holla nuk kanë dalë nga qarkullimi. Mjafton të zbrisni në dyqanin e lagjes e të blini produkte duku ju ofruar qese falas.

Qestet me kapacitet mbi 10 kilogramë, do të liheshin në përdorim, ndërsa të hollat, nën 10 kg dhe me trashësi nën 70 mikron nuk do të lejoheshin. Madje Edi Rama sponsorizoi edhe shumë spote reklamuese me taksat e shqiptarëve për t’i dhënë zë propagandës së tij.

Sipas Inspektoratit Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut, subjektet që do të shiheshin në shkelje me ligjin do të gjobiteshin me 500 000 (pesëqind mijë lekë) deri në 1 500 000 (një milion e 500 mijë) lekë gjobë. Ky institucion deri më tani ka kryer 2584 verifikime në teren dhe janë gjetur vetëm 4 shkelje.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit