Ligji që censuron mediat, Rama nuk pyet për ndërkombëtarët, e kalon në Kuvend brenda dhjetorit

Ligji që censuron mediat, Rama nuk pyet…

Qeveria ka futur për votim brenda dhjetorit ligjin e ri për median, i cili u rrëzua nga Komisioni i Venecias, dhe për të cilin ka pasur reagime edhe nga Komisioni Europian dhe europarlamentarë.

Komisioni Europian për Demokraci përmes Ligjit, i njohur gjerësisht si Komisioni i Venecias vlerësoi përmes një opinioni të miratuar më 18 qershor se ligji i qeverisë shqiptare për rregullimin e medias online është i paqartë dhe ka rrezik të sjellë efekt frikësues, duke ndrydhur debatin e lirë dhe debatin politik në internet.

Opinioni i Komisionit të Venecias rendit një mori të metash mes amendamenteve të miratuara njëherë nga Parlamenti i Shqipërisë, ndërsa thekson se drafti aktual mbart rrezik potencial për të bërë “më shumë dëm sesa mirë për lirinë e shpehjes në Shqipëri”.

Përkufizimet e paqarta për subjektet që do të preken nga ligji i propoganduar nga kryeministri Edi Rama si “paketa antishpifje”, dhënia e fuqive të mëdha një institucioni që nuk garanton pavarësi nga partitë politike apo interesat e korporatave të mëdha mediatike si AMA si dhe gjobat joporpocionale janë disa prej kritikave kyçe të Komisionit të Venecias.

“Këto fuqi të reja nuk duhet t’u jepen këtyre organeve, pa siguruar më parë se ato janë mjaftueshëm të pavarur nga partitë politike, bizneset e mëdha të medias dhe interesat e korporatave të lidhura me politikën,” thuhet në opinion.

Ndërkohë që në seancën e datës 10 dhjetor pritet të votohet ligji për Policinë e Shtetit që u kthye një ditë më parë nga Presidenti Ilir Meta.

Partia Socialiste nuk ka depozituar ende një Kuvend ligjin e paralajmëruar për të kufizuar kompetencat e presidentit, kështu që shqyrtimi i kësaj çështje pritet të shtyhet për vitin 2021.

Në seancën e ditës së nesërme Kuvendi pritet të votojë Komisionin e Posaçëm Parlamentar për raporton e Dick Martyt, që u miratua sot nga Konferenca e Kryetarëve.

Me leje të posaçme nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, Kuvendi do të mblidhet këtë të enjte në seancë plenare, duke respektuar protokollet e vendosura nga ekspertët. Kjo seancë plenare do të nisë ne orën 10:00 me një interpelancë urgjente të kryeministrit Edi Rama, kërkuar nga deputeti i opozitës Ralf Gjoni.

Po ashtu do të ketë edhe një interpelancë të Ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, thirrur nga një grup deputetësh.

Burimi: Boldnews

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit