Ligjvënësit dyfishojnë pagat e tyre, kursejnë tek mjekët dhe policët

Ligjvënësit dyfishojnë pagat e tyre, kursejnë tek…

Sot, Komisioni i Ekonomisë miratoi strukturën e re të pagave për Qeverinë, deputetët dhe drejtuesit e nivelit të lartë në administratë. Rritja e re e çon pagën e një deputeti në 3.1 milionë lekë nga 1.5 milionë lekë që është aktualisht. Pra kemi të bëjmë me një dyfishim të pagës.

Ndërsa një ministër i qeverisë do të paguhet 3.2 milionë lekë nga 2.2 milionë që paguhet aktualisht.

Ndërkohë, paga e kryeministrit dhe kryetarit të Kuvendit shkon rreth 3.9 milionë lekë.

Ndërsa paga e Presidentit të Republikës aktualisht është 2.milionë lekë dhe shkon në 4.2 milionë lekë.

Përveç faktit që ligjvënësit kanë dyfishuar rrogat e tyre, vëmë re se ata kanë kursyer dorën kur vjen fjala tek pagat e policëve dhe mjekëve.

Mësohet se, pagat e reja për mësuesit dhe mjekët parashikojnë që ata do të përfitojnë rritje deri në 5900 lekë vitin e ardhshëm, pra jo ndonjë ndryshim në krahasim me pagat aktuale. Ndërsa infermierët dhe edukatoret në kopsht dhe çerdhe do të marrin çdo muaj 3500 lekë më shumë se sa sot.

Ndërsa për policët, rritja e pagave është bërë në varësi të gradës me një llogaritje prej 20 mijë lekë të reja.

Te policia: Inspektori i parë e ka 71 000 lekë dhe shkon në 97 500  mijë lekë

Komisari aktualisht e ka 92 500 i shkon në 112 500  mijë lekë

Drejtuesi i parë aktualisht e ka 117 500 dhe i bëhet 137 500  mijë lekë

Drejtuesi madhor e ka 139 375 dhe i shkon në 187 500 mijë lekë

Te burgjet: 

Aktualisht Inspektori i parë e ka 71 000 lekë dhe shkon në 97 500 mijë lekë

Aktualisht Komisari e ka 83 mijë lekë e shkon në 112 mijë lekë

Drejtuesi i parë e ka 112 e shkon 137 mijë lekë

Drejtuesi madhor sot e ka 138 375, shkon në 187 500 mijë lekë

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit