Lihet në burg/ Efektivi i RENEA-s që u kap me 113 mijë euro: Paratë i mora borxh

Lihet në burg/ Efektivi i RENEA-s që…

 Shefi i stërvitjes në repartin RENEA Altin Morina ka dalë para gjykatë së Tiranës ditën e sotme për masën e sigurisë. Sipas informacioneve gjykata ka dhënë dënimin me burg për Morinës. Ndaj tij prokuroria ka ngritur 3 akuza, të cilat janë për pastrim parash, fshehje të ardhurash dhe shpërdorim detyre.

Kujtojmë se Morina u kap disa ditë më parë më 113 mijë euro në një Audi SQ8. Por, ai ë ai vetë ka deklaruar se paratë nuk vijnë nga ndonjë aktivitet kriminal, por i ka marrë borxh 20 minuta para se të arrestohej.

“Paratë nuk vijnë nga produkt kriminal, i mora 20 minuta para se të arrestohesha. Jam i gatshëm të bashkëpunoj me drejtësinë”, tha Morina.

39-vjeçari është prej vitesh pjesë e strukturës policore. Karriera e tij ka nisur në strukturën e sotme të AMP, (Agjencia e Mbikëqyrjes Policore), ish-SHÇBA e dikurshme. Ndërsa sot hetimet vijojnë për të zbuluar origjinën e shumës së madhe të parave që efektivi i policisë kishte me vete. Ka dyshime se përveç lidhjes me eksponentë të caktuar të krimit në Shqipëri, ish-efektivi mund të ketë qenë i përfshirë në dhënien e parave me fajde.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit