Lihet në burg infermierja që merrte kredi me kartat e ID të të sëmurëve

Lihet në burg infermierja që merrte kredi…

Infermierja që përdori kartat e ID për të marrë kredi, është lënë në burg.

Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi vendimin “arrest me burg” për infermieren Elisabeta Bardhollari dhe “arrest shtëpie” për Orjada Hoxhën. Të dyja këto shtetase akuzohen për veprën penale “Mashtrimi në kredi”

Bardhollari 39-vjeç ishte e punësuar si infermiere në spitalin nr.5 në Tiranë, ndërsa 32-vjeçarja Hoxha, punonte si shitëse në një subjekt privat që tregtonte pajisje elektroshtëpiake.

Si rezultat i hetimeve rezulton se infermierja e Spitalit vidhte kartat e identitetit të pacientëve që shkonin për trajtim kundër Covid-19 dhe më pas ia jepte shtetases Orjada Hoxha.

Kjo e fundit i përdorte kartat e identitetit për të marrë kredi, me qëllim për të blerë pajisje të ndryshme në dyqanin ku punonte, të cilat transportoheshin nga shtetasi A. H. dhe më pas i shisnin në bashkëpunim me njëri-tjetrin.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit