Limaj: Rama i gatshëm që ti ofrojë ndihmë Kosovës

Limaj: Rama i gatshëm që ti ofrojë…

KOSOVA

Zbardhet takimi që kryeministri Edi Rama zhvilloi sot me kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj. Ka qenë vet lideri kosovar që ka bërë të ditur detaje nga takimi, ndërsa theksoi se kanë biseduar për zhvillimet e fundit politike në Kosovë.

Po ashtu Limaj pohoi se drejtuesit e institucioneve në Kosovë duhet të tregojnë̈ lidership të vërtetë̈ në këto rrethana në të cilat po kalon vendi, ndërsa shtoi se kryeministri shqiptar ishte shprehur i gatshëm që të ofrojë ndihmë Kosovës.

“Sot patëm kënaqësinë të mirëpresim në selinë e Nismës Socialdemokrate, kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, me bashkëpunëtorë, me të cilin diskutuam për zhvillimet aktuale, me theks të veçantë për mundësinë e koordinimit të veprimeve që duhet ndërmarrim si spektër politik në Kosovë pas situatës së krijuar në vendin tonë. Është përgjegjësi e udhëheqësve të forcave politike dhe institucioneve shtetërorë të Kosovës që t’i lemë anash dallimet dhe të veprojmë me gjakftohtësi të madhe në interes të vendit. Kosova nuk guxon të humbas orientimin e saj dhe duhet t’i përgjigjemi me kujdes situatës, si dhe në të njëjtën kohë jam i bindur se ne do të dalim me të fortë nga kjo situatë”, thotë ai./Gazetaatdheu.com

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2439659622993995/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit