Lind fëmijën e infektuar me COVID-19, infermierja pëson dëmtim në tru, harron që ishte shtatzënë

Lind fëmijën e infektuar me COVID-19, infermierja…

Një grua ka lindur fëmijën e saj teksa ishte e shtruar në një spital, ku po luftonte koronavirusin.

Por nëna e re që ishte infermiere me profesion, ka humbur kujtesën pasi ka pësuar një goditje në tru, duke bërë që të harrojë se ka qenë shtatzënë dhe se ka lindur vajzë.

Tani fëmija e saj është tre muajshe, por nëna nuk e mban mend këtë rast, për shkak të një dëmtimi në tru.

Sylvia LeRoy, një infermiere 35-vjeçare, punonte pranë Qendrës Mjekësore Spitalore Universitare “Brookdale” në Brooklyn, New York.

Ajo ishte 30-javëshe shtatzënë, kur pësoi arrest kardiak më 12 prill, dy javë pasi u diagnostikua me Covid-19.

Pasi u stabilizua, ajo u dërgua në dhomën e urgjencës për të lindur vajzën e saj.

Katër minutat që ajo kaloi pa oksigjen, i shkaktuan një dëmtim serioz në tru dhe i dëmtuan kujtesën.

Duke folur për “New York Post”, motra më e madhe e Sylvia, Shirley Licin, zbuloi që nëna e dy fëmijëve mezi mund të flasë dhe nuk mban mend që ishte shtatzënë.

Sylvia ishte gjashtë muajshe shtatzënë teksa punonte në Qendrën Mjekësore të Spitalit Universitar Brookdale, ku ka të ngjarë të jetë infektuar me koronavirus.

Ajo u shtrua në spital më 27 mars dhe u testua pozitive për Covid-19.

Gruaja u vendos në një ventilator për një javë rresht, por teksa familja e saj mendoi se po përmirësohej, ajo pësoi arrest kardiak.

[ngg src=”galleries” ids=”232″ display=”basic_imagebrowser”]/Burimi: Daily Mail/ Përshtati: Gazetaatdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit