Linda Halimi, një nga personazhet më të pasur shqiptarë! Ja fitimet marramendëse brenda 1 viti

Linda Halimi, një nga personazhet më të…

Këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi, ndër vite ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në karrierën e saj. Linda prej vitesh jeton në Amerikë me bashkëshortin e saj Big D dhe vajzën e tyre, Kaimana. Megjithatë ajo vazhdon të mbetet aktive në Shqipëri duke publikuar shpesh këngë të reja.

Madje, Linda cilësohet si një nga personazhet më të pasur shqiptarë me fitime marramendëse brenda 1 viti. Faqja e njohur “Trending Celebs Now”, që bën një llogaritje të pasurisë së personazheve VIP, ka publikuar shumën e fitimit të Lindita Halimit. Sipas kësaj faqe, këngëtarja shqiptare ka fituar përafërsisht për vitin e kaluar 1-5 milion dollarë. Pasuria e saj është shtuar në 2019-tën, sepse në 2018-tën ajo fitoi 100 mijë deri në 1 milion dollarë.

Në faqe jepen disa informacione në lidhje me jetën e Halimit dhe thuhet se ajo është një nga këngëtaret më të pasura të muzikës pop që ka lindur në Shqipëri.

/Shekulli

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit