Lindën në të njëjtën ditë në Kamëz: I riu kërkon vajzën me të cilën ndan ditëlindjen

Lindën në të njëjtën ditë në Kamëz:…

Një histori e veçantë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga një 22-vjeçar nga Kamza, i cili kërkon të gjejë një vajzë me të cilën ka ndarë një rastësi të pazakontë që prej ditës së lindjes.

Ai tregon se ka lindur më 17 maj 2004 në Kamëz dhe, në të njëjtën ditë, në të njëjtin qytet, ka lindur edhe një vajzë. Sipas historisë që i ka treguar familja ndër vite, nënat e tyre kanë qenë në të njëjtën situatë atë ditë dhe familjarët kanë biseduar me njëri-tjetrin, pasi fëmijët kishin lindur në të njëjtën ditë, madje pothuajse në të njëjtën kohë.

Një histori që ai e ka dëgjuar shumë herë gjatë fëmijërisë, por që sot, në moshën 22-vjeçare, i ka lindur kurioziteti për të mësuar se kush është vajza me të cilën ndan këtë rastësi të veçantë.

“Jam shumë kurioz ta di se kush është dhe nëse mund ta gjejmë nëpërmjet jush. Do të ishte shumë gjë kurioze”, shkruan ai në mesazhin e dërguar pranë redaksisë.

Ndoshta vajza në fjalë nuk e di fare se ekziston një djalë që ka lindur në të njëjtën ditë me të, ndërsa familjet e tyre mund të kenë shkëmbyer disa fjalë pikërisht në ditën kur të dy erdhën në jetë.

Tani mbetet për t’u parë nëse kjo histori 22-vjeçare do të sjellë një takim mes dy njerëzve që, pa e ditur, kanë ndarë të njëjtën ditë lindjeje që nga momenti i parë i jetës së tyre.

Nëse dikush e kupton se bëhet fjalë për të, mund të kontaktojë redaksinë e JOQ Albania dhe ne do t’ua përcjellim kontaktin.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit