Lindi fëmijën dhe u nis për mjekim në Turqi, 24-vjeçarja me Covid shuhet pa shijuar mëmësinë

Lindi fëmijën dhe u nis për mjekim…

Ka humbur jetën në Turqi, Xheni Kaba, 24-vjeçarja e cila ishte e infektuar me koronavirus. Ereja ishte shtatëzënë, ndërsa bëri lindje të parakohshme, ajo u dërgua në Turqi për trajtim të specializuar ndaj Covid. Ndonëse fëmija lindi dhe gëzon shëndet të plotë, e reja Kaba ka ndërruar jetë ditën e sotme. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e 24 vjeçares, teksa ka qenë motra e cila përmes një psotimi në Instagram, ka njoftuar vdekjen e Xheni Kabës.

Motra shkruan:

O shpirti i o xhen pse motra pse ike kshu , si do jetoj une pa ty o drita ime o shpirt i shpirt tim ti ishe nje lule e pa celur akoma po se zoti ve dore te njerzit e mire o zot pse , o sa gjer ka per te te then o xha i motres gjera e tua te mira nuk ka funed po zoti nuk te la me te donte afre vetes qe te jesh nje lule e bukur ne parajs .Shpirti ime prehu ne paqe mos ki merak per gocen se do ta rris motra sic ti kishe endrra qe nuk tu ralizuan kurre .Sa malla kam per ty o drita ime.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit