Lindi fëmijën me operacion, 22-vjeçarja nga Korça në gjendje të rëndë me Covid-19

Lindi fëmijën me operacion, 22-vjeçarja nga Korça…

Një 22-vjeçare e infektuar me koronavirus ka sjellë në jetë foshnjën e saj tek spitali “Shefqet Ndroqi”, ndërsa tashmë ndodhet në gjendje të rëndë, e intubuar.

Bëhet me dije se foshnja është sjellë në jetë me anë të një ndërhyrje cezariane, në bashkëpunim me spitalin “Koço Gliozheni”. E reja ishte në muajin e fundit të shtatzënisë, ndërsa aktualisht ndodhet në gjendje të rënduar.

Kujtojmë se ditën e djeshme humbi jetën një 28-vjeçare nga Elbasani e cila, po ashtu ishte shtatzënë dhe mjekët u detyruan, që me anë të një cezariani, të sillnin në jetë foshnjën edhe pse e reja ishte në muajin e shtatë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit