Si pasojë e sulmeve me dronë të Iranit ndaj Izraelit, ky i fundit ka njoftuar për mbyllje të hapësirës ajrore nga ora 00:30 dhe nuk janë dhënë detaje se kur do të rifillojnë, sipas Autoriteti i Aeroporteve të Izraelit.
The Times of Israel shkruan serekomandohet që pasagjerët të kontrollojnë me linjat e tyre ajrore dhe në faqen e IAA në lidhje me oraret e fluturimeve.
Zëdhënësi i ushtrise izraelite në një deklaratë për shtyp konfirmoi se dhjetëra dronë janë lëshuar nga Irani drejt Izraelit.
Ndërkohë një takim urgjent do të zhvillohet në Shtëpinë e Bardhë.
Presidenti amerikan Joe Biden do të takohet me zyrtarë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Dhomën e Situatave në Shtëpinë e Bardhë pas kthimit të tij nga Rehoboth, Delaware, sipas një deklarate nga Shtëpia e Bardhë.
Presidenti u informua gjithashtu për situatën në Lindjen e Mesme më herët nga këshilltari i sigurisë kombëtare Jake Sullivan dhe zëvendëskëshilltari kryesor i sigurisë kombëtare Jon Finer, tha Shtëpia e Bardhë.
Shtëpia e Bardhë shtoi se Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin, Sekretari i Shtetit Antony Blinken dhe Kryetari i Shefave të Shtabit të Përbashkët, Gjeneral Charles Q. Broën do të jenë midis të pranishmeve në Dhomën e Situatës, së bashku me Sullivan dhe Finer.
Nënpresidentja Kamala Harris dhe shefi i stafit të Biden, Jeff Zients “do të marrin pjesë me video të sigurt”, tha Shtëpia e Bardhë.