Liqeni që e kthen çdo gjallesë në gur ekziston vërtetë!

Liqeni që e kthen çdo gjallesë në…

Ndërsa mund të tingëllojë si pjesë nga një film horror, në të vërtetë ekziston një liqen në planetin tonë që i kthen në çast kafshët që e prekin atë në gur. Liqeni i tmerrshëm në fjalë njihet si Liqeni Natron, i cili gjendet në veri të Tanzanisë, në kufi me Kenian. 

Liqeni Natron mund të jetë shumë i bukur dhe magjepsës, por mos u mashtroni nga pamja e tij estetikisht e këndshme. Ndërsa kafshët shikojnë reflektimin e tyre në ujin shumëngjyrësh jo shumë të thellë, ndodh diçka vërtet e tmerrshme. Sapo kafsha bie në kontakt me ujin e liqenit, ajo menjëherë kthehet në gur, gjë që është e frikshme. 

Por si ndodh kjo?

Kafshët në fakt kthehen në gur për shkak të kripës dhe ph alkaline të lartë në ujë. Kur kafshët prekin ujin, ndodh kalcifikimi, që është akumulimi i kripërave të kalciumit në indet e trupit. Kafsha ngordh menjëherë, por më pas shfaqet si gur. Kafsha nuk pëson transformim fizik, por vetëm kthehet në gur. 

Liqeni ka një ngjyrë të kuqe mjaft të ndezur për shkak të sasisë së baktereve të pranishme, gjë që e bën temperaturën e tij jashtëzakonisht të lartë. Edhe pse ju mendoni se s’ka njerëz që i afeohen, në fakt është e kundërta. Liqeni Natron është në fakt një destinacion popullor turistik. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit