Liria e Mediave/ Shqipëria renditet në vend të 96-të

Liria e Mediave/ Shqipëria renditet në vend…

3 Maji është Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, por vendi ynë është ende shumë larg që të arrijë rezultate të mira. Në raportin e publikuar ditën e sotme Organizata Gazetarët Pa Kufij shpreh shqetësimin për gjendjen e lirisë së medias, duke përmendur si arsye kryesore për keqësimin e situatës luftën, shtypjen dhe persekutimin e gazetarëve, kërcënimin nga përmbajtja e rreme dhe propaganda, që sipas organizatës minojnë gazetarinë e mirëfilltë dhe profesionale.

Në këtë raport thuhet se Shqipëria dhe Kosova shënojnë rritje, por vazhdojnë të jenë mes vendeve ku liria e medias cenohet. Treguesi Botëror i Lirisë së Shtypit, radhiti Shqipërinë dhe Kosovën në mesin e vendeve problematike.

Në treguesin që përfshin 180 vende, Shqipëria radhitet në vendin e 96-të, duke shënuar një rritje prej 7 vendesh, por situata mbetet ende shumë keq.

Indeksi Botëror i Lirisë së Shtypit i organizatës Gazetarët Pa Kufij arrin në përfundimin se situata është “shumë e keqe” në 31 vende, “e keqe” në 42 vende, “problematike” në 55 dhe e “mirë” ose “mjaft mirë” në 52 vende. Kjo do të thotë se mjedisi për gazetarinë është i keq në shtatë nga dhjetë vende, dhe i kënaqshëm vetëm në tre nga dhjetë vende.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit