Lirimi i Alqi Bllakos, reagon SPAK: Do e apelojmë vendimin menjëherë!

Lirimi i Alqi Bllakos, reagon SPAK: Do…

Pas lirimit të Alqi Bllakos nga qelia, ka ardhur reagimi nga SPAK. Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion është shprehur kundër ndryshimit të masës së sigurisë nga gjykata për ish-deputetin e PS. Për mediat SPAK është shprehur se “Nuk ishin kushtet për ndryshimin e masës së sigurisë. Nuk jemi dakord për lirimin, do ta apelojmë menjëherë.” Rikujtojmë se Bllako akuzohej për shpërdorim detyre dhe korrupsion në lidhje me aferën e inceneratorëve. Ai kishte apeluar disa herë vendimin e gjykatës, derisa iu pranua dhe la qelinë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit