Lirohen Endrit Dokle dhe kunati i tij Gentjan Reçi

Lirohen Endrit Dokle dhe kunati i tij…

Endrit Dokle, ish-anëtar i bandës së Durrës është shoqëruar mbrëmjen e djeshme në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Mësohet se arrestimi i tij ka ndodhur pasi po lëvizte me një mjet të blinduar, së bashku me Fatjon Muratin i cili ishte shpallur në kërkim. Bashkë me ta në makinë ishte edhe kunati i tij Gentjan Reçi.

Mësohet se Dokle dhe Reçi janë liruar nga komisariati ku mbaheshin që prej mbremjes së djeshme.

Dyshohet se Murati është i përfshirë në masakrën e ndodhur në Fushë-Krujë ku mbetën të vrarë Brilant Martinaj, Diklen Vata e Besmir Hoxha, të cilët u qëlluan me rreth 60 plumba kallashnikov.

Viktimat ishin persona me precedent kriminal, pjesëtarë të grupit të Ervis Martinajt.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit