Lirohet ish-dhëndri i Pal Kolës: Në Vlorë ika për të blerë makinë

Lirohet ish-dhëndri i Pal Kolës: Në Vlorë…

Policia ka liruar sot Roberto Papçin dhe Agustin Tonajn, të cilët u ndaluan një ditë më parë në Vlorë, si të dyshuar për atentatin ndaj Top Channel.  Ata u ndaluan rreth orës 3 të mëngjesit të djeshëm.  Pasi janë  konstatuar për veprime të dyshimta nga policia.

Gjatë seancës së pyetje të dy kanë mohuar përfshirjen apo dijeninë për sulmin tek godina e televizionit kombëtar Top Channel”.

Ndalimi i tyre u krye në Vlorë nga një postobllok policor, kur këta të fundit  kanë parë veprime të çuditshme të dy personave dhe për këtë arsye është kryer ndalimi. Gjatë komunikimit Roberto Papçi u ka thënë policisë së Vlorës se ishte në këtë qytet për të blerë një makinë.

Roberto Papçi ka qenë bashkëshorti i vajzës së Pal Kodrës, por prej dy vitesh ata ishin ndarë. Sipas burimeve ndarja nuk ka ndodhur me mirëkuptim për shkak të kujdestarisë së fëmijës që ka çifti. Ndaj këtyre dy personave janë kryer teste të gjurmës së barutit, apo marrjes së gjurmëve të gishtërinjve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit