Lirohet nga burgu dhëndri i Sali Berishës

Lirohet nga burgu dhëndri i Sali Berishës

Jamarbër Malltezi është liruar nga burgu. Dhëndri i Sali Berishës u arrestua në aeroportin e Rinasit mbrëmjen e 21 tetorit. Pas qëndrimit afro një muaj në paraburgim SPAK ka vendosur ndryshimin e masës së sigurisë. Tashmë Malltezi do të qendrojë në arrest shtëpie deri në një vendim të dytë.


Duket se Gjykata e Posaçme nuk pati guximin t’i shkojë deri në fund çështjes së privatizimit të kompleksit “Partizani” dhe të dënonte dhëndrin e ish-kryeministrit Berisha, SPAK nuk ka dhënë detaje se përse është marrë ky vendim, duke ngritur dyshime të mëtejshme për drejtësinë e re.

Caktimin e masës së sigurimit personal me efekt shtrëngues “Arrest në shtëpi” ndaj të hetuarit J.M., duke e urdhëruar atë të mos largohet nga banesa e tij si dhe të mos komunikojë me persona të tjerë me përjashtim të atyre që banojnë në të njëjtën banesë me të. Urdhërohet lirimi nga ambientet e paraburgimit it ë hetuarit J.M., në rast se nuk mbahet për ndonjë shkak tjetër.” – thuhet në njoftim.

Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, u vu në pranga, me akuzën për 2 vepra penale: “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë ose të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale” që lidhjen me privatizimin e ish-Klubit Sportiv Partizani.

Për të njëjtën aferë u vendos masa detyrim paraqitje për shkak të moshës për ndërtuesin Fatmir Bektashi dhe ish kryeministrin Berisha.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit